Fitim Marku, mjeku i Spitalit që u arrεstua pak ditë më parë në një operacion të Policisë me agjent të infiltruar, është dërguar me urgjencë po në spitalin ku punonte. Marku ka pësuar ishemi cerebrale.Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin ku punonte, në duart e kolegëve të tij, për ndërhyrje të menjëhershme.
Po sot, pritet që togat e zeza të Tiranës pritet që t’i komunikojnë Fitim Markut masën e sigurisë. Do të jetë gjyqtari Gerd Hoxha, i cili në këto kushte duhet të shkojë në ambientet e spitalit për të njoftuar personin e arrestuar për masën e sigurisë.Ishemia cerebrale është në një nga llojet më të mëdha të aksidenteve cerebrovaskulare që ekzistojnë, e cila karakterizohet nga shfaqja e një degjenerimi ose vdεkje neuronale në tru që rrjedh nga ekzistenca e një lloj bllokimi në ndonjë prej enëve të gjakut që furnizojnë trurin.“Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit në Tiranë”, njoftoi Prokuroria e Tiranës për arrestimet, ndërkohë që pati dhe reagime të shumta.Mjeku Marku u arrεstua në sallë pasi mori paratë nga “pacienti”, i cili në të vërtetë ishte agjent i infiltruar. Edhe vetë Spitali kërkoi të mos njollosen bluzat e bardha, pasi kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.