“Nuk e lëshojë djalin në shkollë” kërcënon prindi në Gostivar, nuk respektohen masat anti Covid


Numri i madh i nxënësve në shkollën e Mjekësisë në Gostivar, ka shkatuar revoltë të madhe tek prindërit, pasi sipas tij mund të përhapet virusi COvid 19 dhe rre*zikohet edhe familja edhe fëmijet.
Ai thotë se në klasë qëndrojnë mbi 45 nxënës dhe nuk respektohen masat për të mbrojtur nga Covid 19.

“Nuk respektohen protokollet, drejtori nuk më përgjigjet duke hedh fajin te Ministria e Arsimit, nuk ankohem për djalin tim, por për krjetë. Unë nuk e lëshojë djalin tim në shkollë me këta kushte. Ai është nxënës i shkëlqyshëm por nuk e lëshojë në shkollë, nuk lejojë të luajnë me fëmijën tim, ose online ose e të marin masa, 45 nxënës turp i madh do di*gjen fëmijët, një me u smu krjetë pastaj në spital” thotë një prind i nxënësit të Mjeksësisë në Gostivar.

Ndryshe sot TetovaSot raportoi se disa nxënsës të shkollave të mesme të fshatrave të Gostivarit si Kalisht, Llomnicë, Gjurgjevisht Tërnovë, Strajan, Padalisht, Llakavicë dhe Sërmnovë nuk kanë transport, ata detyrohen të paguajnë nga 200 denarë për të arritur në shkollë, por kryetari i komunës së Gostivarit. Ekipi i mediave tentoi disa herë të merr përgjigje nga komuna, por si zakonisht nuk u përgjigjen.