Nuk e kishim parë kurrë kështu. Rudina Magjistari plot me tatuazhe deri në fyt (FOTO)


Moderatorja Rudina Magjistari është njohur gjithmonë me profilin e “vajzës së mirë të ekranit”, por kësaj herë ka surprizuar me look-un e saj. Ajo ka postuar në Instastory-in e saj një foto duke përdorur filtrat.

Dhe nuk ka zgjedhur ata që të ndryshojnë në fytyrë, por ata që të shtojnë tatuazhet në trup, duke u mbuluar e gjitha me to në kraharor.

“Përpjekje e mirë,”-shkruan moderatorja mbi foto, duke lënë t’i kuptohet që i ka pëlqyer vetja me dukjen më të re.