Nuk e keni ditur më parë! Të laheni rrallë sjell përfitime në shëndetin tuaj, zbulojini cilat janë


Teksa shumë prej jush për të qëndruar të pastër lahen çdo ditë ose më shumë se njëherë në ditë dhe mendojnë se kjo është një gjë e mirë, realisht nuk është aspak e shëndetshme.
Dushet e shpeshta brenda 24 orëve nuk ju bëjnë ndonjë nder sa i përket pamjes dhe shëndetit tuaj prandaj ju duhet të zbuloni arsyet se çfarë ndodh me trupin dhe me shëndetin nëse zgjidhni që të bëni dush pak më rrallë se zakonisht.
1.Do të jeni më pak të ekspozuar ndaj infeksioneve

Dushet e shpeshta mund të prishin balancën e mikrorganizmave të lëkurës, ku i bëjnë ato më të dobëta për ta mbrojtur organizmin. Sistemi jonë imunitar ka nevojë që të ketë një forcë për ta mbrojtur organizmin nga bakteret dhe papastërtitë përreth, por dushet e shpeshta janë ato që e dobësojnë imunitetin dhe nuk arrijnë ta mbrojnë aq sa duhet organizmin nga viruset, dhe e bëjnë më të ekspozuar nga infeksionet.
2.Lëkura juaj do t’ju falenderojë
Dushet e gjata dhe të ngrohta mund të jenë mjaft relaksuese dhe mund t’ju duket sikur e pastrojnë lëkurën tuaj por realisht kjo mund të ndikojë në plakjen e parakohshme. Lëkura juaj është e mbuluar nga një shtresë e jashtme yndyrore e cila ndryshe quhet epiderma që ka rolin e izolatorit, mbron parametrat optimale të shëndetit dhe mban lëkurën të shëndoshë ku e bën të duket dhe më e re për një kohë të gjatë. E teksa bëni dush dhe përdorni “scrub” për lëkurën shumë shpesh atëherë kjo shtresë fillon të dëmtohet dhe lë pas një lëkurë të irrituar dhe të thatë.
3.Flokët tuaj do të fillojnë të rriten më shpesh
Larja çdo ditë e kokës i dobëson dhe i bën më të yndyrshëm flokët tuaj. Kur ju i lani flokët tuaj çdo ditë ju thjesht po largoni shtresën e cila e mbron kokën nga dëmtimet. Teksa kjo shtresë largohet poret fillojnë të krijojnë një substancë e cila do t’ju shkaktojnë acarim dhe kruajtje dhe dalëngadalë do t’i bllokojë poret. Kjo ndikon gjithashtu edhe në rritjen e flokut dhe i bën ata që të mos duken në formën e tyre më të mirë.