“S’kam konflikt me asnjë”, zbardhet dëshmia e pronarit të “Wilson” pasi i shpëtoi atentatit: Autori ishte në këmbë

Është zbardhur dëshmia e Lulëzim Mashës, pronarit të shkollës “Wilson” i cili i shpëtoi një atentati para pak minutash. Mësohet se Masha ka thënë para policisë se ai nuk e njeh kush ishte autori dhe se nuk ka konflikt me asnjë person. Më tej ai ka treguar se autori ka qenë në këmbë dhe i veshur sportiv.

Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive.

Ndërkohë mësohet se autori ka qëlluar tre herë ndaj biznesmenit Masha dhe më pas është larguar në këmbë. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë dëmtuar vetë 63-vjeçarin Lulëzim Masha, por vetëm makinën e tij. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.