Nuk e gëzoi as një ditë, shoferit në Tiranë i digjet makina që bleu sot në mëngjes

Një makinë është djegur sot në Rrugën e Dibrës në Tiranë, teksa ishte në lëvizje e sipër.

Policia bën me dije se shkak dyshohet të jetë bërë rënia aksidentale e zjarrit, ndërsa shoferi i paft e kishte blerë makinën po ditën e sotme dhe po qarkullonte me targa provizore.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll.

Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.