“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”: Flet deputetja Mimoza Kusari-Lila për martesën e vëllaut

Ylber Kusari, vëllai i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partnerin e tij Jonathan Ausman në një ceremoni të vogël familjare.

Demokracia.com ka kontaktuar me deputeten Kusari-Lila por ajo nuk ka dashur të komentojë për mungesën e saj në ceremoninë martesore.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Pas kësaj përgjigje, Kusari-Lila është pyetur se a është Ylberi vëllai i saj.

“Mos bëni këso pyetje, ju lutem”, është shprehur ajo.