“Nuk e di akoma”, çfarë ndodhi me apartamentin e Arjolës që ia dhuroi Top Channel?

Arjola Demiri është ish banorja e “Big Brother VIP”, që mori dhuratë një apartament në Tiranë.
Edhe pse nuk arriti të prekte finalen, konsiderohet që ajo fitoi “BBV” me apartamentin e fituar, shkruan lajmi.net.
Përtej asaj që ka kaluar një muaj nga përfundimi i “Big Brother VIP”, si duket ende nuk e ka marrë shtëpinë e re.

E ftuar në një intervistë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xheraldinës, e cila e pyeti se sa metra katotrë është apartamenti, Arjola e dha përgjigjjen në të qeshur. “Nuk e di akoma!”, çfarë na lë të kuptojmë se ajo ende nuk është future në shtëpinë e re. Nuk dihet ende arsyet se pse ka ndodhur kjo vonesë.