“Nuk e bëra për të çnderuar tropojanët”/ Ermal Mamaqi sqaron “lajmet dashakeqe”

Mbrëmjen e kaluar, në Pallatin e Kongreseve u mbajt premiera e filmit të ri të Ermal Mamaqit, të titulluar “I love Tropoja”. Ky event mblodhi plot 5 mijë persona, ndër ta edhe personazhe të njohur të showbiz-it, të cilët shkuan për të parë këtë projekt të ri dhe për t’i dhënë mbështetje Mamaqit për filmin. Mirëpo, në rrjet u përhapën lajme të cilat shtrembëronin mesazhin e filmit, duke thënë se Ermali ishte përpjekur të ç’nderonte tropojanët. Ndaj aktori ka sqaruar vetë ç’ka dashur të përcjellë nëpërmjet filmit të tij, duke mbyllur gojët e liga.

“Miq desha tju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…”Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat” e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh. Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti. Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit. Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi (Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi.