Nuk do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti Stevo Penadrovski pohon se më nuk ka nevojë për shpallje të një gjendjeje të re të jashtëzakonshme. Në konferencën për media ai tha se sipas informacione që ka, vendi ka përgatitjet e duhura dhe kapacitetet për përballje me pandeminë, si në aspektin shëndetësor po ashtu edhe atë ekonomik.

Pendarovski bëri të ditur se disa masa, siç është karantinimi ose gjendja e krizës mund të vendosen edhe pa pasur gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme përfundon nesër në mesnatë.