Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në pyetjen se a kanë kontakt me Aleancën për Shqiptarët që edhe ata t’i bashkëngjiten frontit opozitar, tha se bëhet fjalë për një subjekt autonom i cili vet sjell vendimin se si do të shkojnë në zgjedhje. Megjithatë, Mexhiti tha se, elektorati i Aleancës, është ndërtuar në narrativin anti BDI.
“Tërë kohën janë marrë me kritika Qeverisë dhe nuk do të jenë të kënaqur së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim, se nuk mund t’i bindin as familjarët e tyre… por është çështje e tyre”, tha Mexhiti.
Kujtojmë se ish kryetari i ASH-së, Zijadin Sela dje deklaroi se Aleanca në zgjedhjet e ardhshme do të shkojë e vetme.