Nuk do të ketë rivotim në Zhelinë, komuna i takon BESËS

Gjykata Administrative e pranoi padinë e Lëvizjes Besa e cila paditi vendimin e KSHZ për rivotim në vendvotimin 2107 në fshatin Zhelinë. Gjykata Administrative vendosi në favor të kandidatit të Lëvizjes Besa dhe konfirmoi rezultatin zgjedhor.

Përndryshe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) me 6 vota PËR ditë më parë vendosi që në vendvotimin 2107 në fshatin Zhelinë (Komuna e Zhelinës) të ketë rivotim. Sipas KSHZ nga materiali zgjedhor ishte konstatuar se ka mospërputhje të të dhënave në procesverbal, ndërsa gjithashtu u konstatua se një person ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm.
Rezultati i 31 tetorit në këtë vendvotim ishte 227 me 117 në favor të kandidatit të BDI-së, Fatmir Izairi. Me këtë rezultat dhe vendim, Sejdiu do të udhëheq edhe katër vitet e ardhshme me komunën e Zhelinës.