Nuk do të hapen kafenetë e Gostivarit me modelin “merr dhe shko”


Gjatë ditës kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, lajmëroi se nga dita e nesërme do të hapen kafenetë e qytetit por do të punojnë vetëm në formën “merr dhe shko”. Madje shkroi se ky propozim është pranuar nga Shtabi qendror i emergjencës, por tani në mbërmje shkroi në Facebook se kjo nuk do të bëhet sepse Shtabi Qendror ende zyratisht nuk e ka miratuar këtë gjë.

“Edhe pse sot mora lajmin në grupin e krizës se kafeteritë mund të punojnë në modelin ‘blej dhe shko’, tash po shoh që ende ky vendim nuk është zyrtarizuar. Prandaj ju lutem që edhe këtë fundjavë mos fillojmë më këtë mënyrë pune, derisa edhe zyrtarisht të marim edhe me shkrim këtë vendim prej shtabit qëndror të emergjencës” ka shkruar Taravari në Facebook.

https://www.facebook.com/arbentaravari.mk/posts/2536927703226176