Rrezofat Azemi, kandidate e AAK’së për deputete kishte zënë vend në të gjitha faqet e gazetave, meqë gjatë një fjalimi para një mase të madhe njerëzish, mes tyre edhe Ramush Haradinaj, nuk kishte arritur që të çonte fjalimin deri në fund.
“Nuk di çka osht tu ndodh me mu, nashta qe jom para presidentit” ishte fjalia që Rrezofati e shoqëronte me një të qeshur të veçantë.
Por si ka dalë Rrezofat Azemi me vota në disa qytete ku Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës qëndron mirë me vota, si Deçan, Pejë, Gjakovë e Rahovec?
Eshtë analizuar formularët e gjitha vendvotimeve në këto katër qytete, dhe kjo kandidate e AAK’së ka marrë vetëm 36 vota.
Këto janë votat për të sipas këtyre qyteteve:
Deçan: 8, Pejë: 8, Gjakovë: 12, Rahovec: 8