“Nuk besoj se ka vrarë veten”, shoku i Aldi Ramës: Ka pasur plumba automatiku, jo pistolete

Shoku i Aldo Ramës, autorit që ekzekutoi dje nënkomisarin Saimir Hoxha, thotë se ai nuk beson se ai ka vrarë veten por e ka vrarë policia, pasi sipas asaj që ai dinte ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.

“Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten pasi policia i ka gjuajtur tij se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. Jetonte me familjen. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar. Kur më mori vëllai sot në telefon thash ca ka ndodh e ka vra Ald Rama. Nuk u bo i gjallë desha ta kontaktoj por kur e pashë në lajme.”- tha ai.

Si ndodhi ngjarja:
Nënkomisari në Komisariatin e Policisë Lezhë, Saimir Hoxha u ekzektua ditën e djeshme me plumb në zemër. Oficeri bashke me shefin e krimeve Leonard Palushi dhe specialistin e zones Petrit Doda, u nisën për në drejtim të kënetës Kune Vain pasi drejtoria e policisë së shtetit i kishte njoftuar për një parcelë me kanabis. Ata zbuluan parcelën me 110 rrënjë hashash duke e asgjësuar me djegie. 9 bimë i vendosën ne bagazhin e makinës për ti çuar për ekspertizë dhe u nisën në rrugën e kthimit. Në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë efektivë u ndeshën me mjetin “Volksvagen”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj.

Një manovër e kryer nga drejtuesi i mjetit, Armando Marku me profesion mësues, bëri që policët të ndalonin të rinjtë dhe të kërkonin kontrollin e tyre. Marku u bind, zbriti dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm, të njëjtën gjë bëri edhe shoku tjetër, pasagjer në vendin e parë, Kristjan Shehri, kurse Aldi Rama, pasagjer në sediljen e pasme, kundërshtoi.

“Nuk jam për kontroll”, ka thënë Rama, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Saimir Hoxhës. Më pas, ai ka arritur të marrë kontrollin e mjetit dhe ka nisur të largohet, duke marrë përpara dhe duke hedhur në kanal dy policët e tjerë, gjë që konfirmohet edhe nga vetë dëshmia e Palushit. Ky i fundit bashkë me efektivin e tretë ka qëlluar nëntë herë në drejtim të mjetit, por asnjë prej plumbave nuk ekanë kapur autorin e krimit të rëndë. Palushi dhe kolegu u kthyen pranë Hoxhës, të cilin e dërguan në spitalin e Lezhës, por 44-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.