Ka ndërruar jetë në moshë të re, traneri i KF Shkëndija e Haraçinës, Mervan Iljazi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, por edhe në faqen zyrtare të klubit.
Trajneri ambicioz Mervan Iljazi ndahet nga jeta në moshë të re, duke pikëlluar jo vetëm komunitetin sportiv. Por kush ishte në fakt Mervan Iljazi?
Ai ishte nga Haraçina e Shkupit. Karrierën si futbollist dhe trajner e kishte nisur te skuadra e Fortunës nga Hasanbegu, vijoi te Bashkimi i Lubotenit prej nga kaloi te klubi i vendlindjes-Shkëndija, që garon në Ligën e Tretë-Veri.
I ndjeri Iljazi njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij. Si të tillë Shkëndija do ta kujtojë gjithmonë.
Ai ka qenë edhe arsimtar i lëndës së Sportit në shkollën fillore komunale “Skënderbeu” në Haraçinë.