Nuk arriti në spital, gruaja lind në ashensor: Burri ia publikon gjithë procesin (VIDEO)

Pavarësisht se sa shumë planifikoni dhe përgatiteni për lindjen deri në detajet më të vogla, nënat në pritje duhet të jenë gjithmonë të përgatitura për disa situata dhe surpriza të papritura.

Braziliania Deborah Bittar, e cila lindi në ashensorin e pallatit të saj, ka përjetuar një situatë të jashtëzakonshme dhe gjithçka është regjistruar nga një kamera vëzhgimi. Ajo ishte në shtëpi kur filloi lindjen dhe u bë gati për tu nisur për në spitalin më të afërt, por arriti në ashensor para se të lindte një vajzë të vogël, Julia.

https://www.instagram.com/drdaniloalmeida/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c42bd314-6909-4f93-a059-f84e25865c4e

Fatmirësisht ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Danilo Almeida, meqë ra fjala, mjek gjinekolog, ndaj e ndihmoi gjatë lindjes. Doktoresha Almeida tani ka ndarë edhe pamjet nga kamera e sigurisë në ashensor.

Babai preu edhe kordonin e kërthizës dhe ndonëse në karrierën e tij ka sjellë në jetë më shumë se 5000 gra, ai pranon se kjo lindje ishte më e veçanta.

“Shumica e lindjeve që kam janë normale dhe ndonjëherë zgjasin më pak se dy orë. Kjo më befasoi”, shtoi ai.