Nuhiu shpë*rthen me ak*uza kundër ASH-së: “ U ulën me Levicën e cila nxit luf*tën e kryqit kundër gjysmë hënës”

Agim Nuhi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ASH-së në “Rruga Drejt”.
Nuhiu, ka krahasuar ASH-në me vëllanë e vogël, duke folur në gjuhën e popullit, e duke i thënë se “vëllau i vogël e prish gjellën edhe për një kokërr qepe”.

Tutje, Nuhiu ka thënë se ajo që ka bërë ASH-ja, është se janë ulur me të Majtën e cila nxitë luftën e kryqit kundër gjysmë hënës.

“Gjithmonë në popull flitet për një sjellje të keqe të vëllezërve të vegjël. Vëllezërit e vegjël e prishin gjellën edhe për një kokërr qepe, vëllai i keq të mbetet në derë dhe nuk është hera e parë që ne ballafaqohemi me këto lloj situatash, që të ulet partia e z.Snopçe edhe me të majtën që proklamon institucionalisht programe anti-NATO, anti-BE, anti-njohjes së Kosovs si shtet i pavarur por që shkon edhe më larg që të nxitë luftën e kryqit kundër gjysmë hënës”, ka thënë ai./ALSAT/