NPK Tetova sot ka informuar për defekt në rrjetin ujësjellës në rrugën Kongresi i Manastirit.
Të nderuar,
Ju informojmë se sot (17.12.2021),për shkak të një defekti në rrjetin ujësjellës në rrugën Kongresi i Manastirit do të ketë ndërprerje të ujit për një pjesë të qytetarëve edhe atë prej orës 08:30 deri në përfundim të defektit.
Punëtorë të ndërmarjes nga NJ.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimi “ do të jenë te angazhuar maksimalisht për një sanim më të shpejt dhe më efikas të defektit.
Ju falemnderojmë për mirëkuptimin!
Numër kontakti: 044 331 167