NP “Tetova Transport” reagon ndaj qytetarëve që bllokojnë stacionet dhe rrugën dytësore të autobusëve

NP “Tetova Transport” përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë reaguar ndaj disa qytetarëve që i zënë stacionet ku transporti urban pengohet në marrjen e udhëtarëve. Sipas tyre, pengesë tjetër është edhe fakti që ata bllokojnë rrugën dytësore duke u parkuar përgjatë bulevardeve, e kto poashtu pengojnë lëvizjen e lirë të autobusëve dhe arritjen në stacionin e duhur të udhëtarëve, informon Pa Censurë.

Përmes këtij reagimi, NP “Tetova Transport” i lutet qytetarëve që të jenë më të vëmendshëm sepse kjo kompani ka evidentuar të gjitha kë shkelje dhe i kanë paraqitur në polici. Si pasojë e kësaj nëse vazhdojnë këto parregullsi, shumë qytetarë dënimet do t’i kenë të larta./Pa Censurë/
Reagimi i plotë nga NP “Tetova Transport”: