NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe me mjete motorike kanë hyre në Parkun Kombëtar, shkruan Pa Censurë.

Nga NP Mali Sharr njoftojnë se gjatë disa muajve të kaluar, shërbimet e IP Parku Kombëtar Mali Sharr në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit kanë sanksionuar më shumë se dhjetë shkelës që janë kapur me automjete motorike në vende ku është e ndaluar lëvizja, si në afërsi të Lubotenit, Liqenit të Karanikolit, Kobilicës dhe shtëpisë së Dobrodolit.

Rikujtojmë!

Në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, dhe për të parandaluar degradimin e natyrës, lëvizja me automjete motorike në natyrë është e ndaluar, përveç në zonat e banuara dhe të gjitha llojet e rrugëve.
Në pajtim me Ligjin për Sigurinë e Trafikut në Rrugë, në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr nuk ka zona të përcaktuara për test-vozitje, kros, gara sportive dhe të ngjashme.
Ndalimi i lëvizjes në të gjitha llojet e rrugëve, shtigjeve të rregulluara dhe pistave të vozitjes në zonat e mbrojtura rregullohet me vendim për regjimin e lëvizjes, të cilin e miratojnë subjektet përgjegjëse për menaxhimin e zonës së mbrojtur.
Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr është vendosur regjimi i lëvizjes me automjete motorike me qëllim për të siguruar qetësinë e kafshëve të egra, mbrojtjen e natyrës dhe burimeve në pronësi private, si dhe për të mundësuar kënaqësinë e dashamirëve të natyrës.
Rrugët ku është vendosur regjimi i lëvizjes janë paraqitur në hartë, e cila është përgatitur në përputhje me Planin për menaxhimin e Parkut Kombëtar dhe Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës: https://www.sarmountain.org.mk/mk/karta-mapa/karta-patista
• Lëvizja me automjete motorike në zonën e përdorimit të qëndrueshëm dhe brezin mbrojtës lejohet në të gjitha rrugët ekzistuese;
• Lëvizja me automjete motorike në zonën e menaxhimit aktiv lejohet vetëm në rrugët ku është vendosur regjimi i lëvizjes, me përjashtim për automjetet me të cilat banorët lokalë arrijnë në pronat ose kullotat e tyre.
• Lëvizja me automjete motorike në zonën e mbrojtjes së rreptë.
Me miratimin e mëparshëm nga IP Mali Sharr, banorët lokalë mund të lëvizin lirshëm me automjete motorike drejt pronës ose kullotave të tyre, edhe nëse ndodhen në një rrugë ku është ndaluar lëvizja e automjeteve motorike.