Një kompani e tjetër amerikane ka publikuar rezultatet e studimit që tregojnë se vak*sina e saj kundër coronaviru*sit është e sigurt dhe krijon imunitet në trupat e njerëzve. Novavax, Inc. publikoi të dhënat e Fazës I-rë nga 131 vullnetarë që tregojnë se pas dy dozave të vak*sinës pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa neutralizues katër herë më më shumë se sa mesatarja që zhvillon trupi i njeriut pasi kishte marrë veten nga COVID19 raporton CNN.
Antitrupat neutralizues luf*tojnë vir*usin që shkakton COVID-19. “Kjo është mirë. Kjo është vërtet inkurajuese”, tha presidenti i Novavax, Dr. Gregory Glenn. Vak*sina rezultoi edhe në krijimin e qelizës T, një lloj qelize imune, sipas një analize te 16 vullnetarët e zgjedhur rastësisht thuhet në raport. Ky i fundit është paraqitur në një ditar mjekësor, por ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët jashtë Novavaxit. Pjesëmarrësit e studimit morën dy doza të va*ksinës në kohëra të ndryshme.