Noton 13 kilometra nga Ohri në Strugë për të mbledhur para për bamirësi

Ergin Borova, nga Struga i cili jeton në Holandë, ka gati një vit që stërvitet për maratonën e notit prej 12 kilometrash nga Ohri në Strugë. Borova notoi ditën e sotme për rreth 5 orë ku në fund u prit me duartrokitje, lule dhe përqafime nga disa banorë të zonës që kishin dalë për të pritur “heroin e tyre”.

Gjithë misioni i tij është për një arsye të veçantë. Sëbashku me miqtë e tij, ka hapur një fondacion të quajtur “Care for disabled kids” dhe së bashku me miqtë dhe familjarët e tij po punon për ndërtimin e një qendre përkujdesje shtëpie dhe ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Strugës.
Ai ka shkruar më herët në rrjetin social Facebook se notin po e bën për të mbledhur para për bamirësi.