Norvegjia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e lëvizshëm Rolle 2

Donacion prej një toni materiali mjekësor nga Norvegjia i cili përbëhet nga maska ​​mjekësore maska ​​izolimi maska ​​mbrojtëse syze mbrojtëse dhe termometra të destinuar për spitalin e lëvizshëm Rolle 2 me vlerë prej rreth 200 mijë euro të realizuar përmes Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizime sot u dorëzua në kazermën Ilinden në Shkup.

“Me donacionin e sotëm edhe një herë tregohet rëndësia e anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në NATO. Donacioni nga Mbretëria e Norvegjisë i cili përbëhet nga gjithçka që nevojitet për momentin për t’u përballë me krizën e koronës realizohet përmes Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizim me çka aleatët tanë të NATO-s e tregojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin me të gjitha shtetet anëtare” tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Dragan Nikoliq pasi e dorëzoi ndihmën.

Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Ar*mata që në momentet e para të pandemisë me KOVID-19 në vendin tonë dhanë mbështetje të plotë logjistike në lu*ftën kundër përhapjes së koronavirusit. Duke u falënderuar për donacionin e Aleancës dhe Norvegjisë theksoi se në këtë mënyrë edhe një herë u tregua bashkëpunimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s me vendin më të ri i cili iu bashkua së fundmi aleancës ushtarako-politike.

Atasheu ushtarak norvegjez në vend nënkoloneli Egil Daltueit theksoi se donacioni që Ministria norvegjeze e Mbrojtjes i dhuron sot Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet mjet praktik që mund të përdoret në lu*ftën kundër KOVID-19.