Trenat për udhëtarë dhe mallra do të qarkullojnë sërish pasdite. Është ndërprerë bojkoti i makinerive dhe stafit ekzekutiv të Transportit hekurudhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, të cilëve sot u janë paguar shpenzimet materiale për muajin e fundit, që ka qenë arsyeja e ndërprerjes së qarkullimit hekurudhor nga dita e djeshme në ora 15:00, konfirmoi për MIA Toni Dimovski, kryetar i Sindikatës së Makinistëve të Maqedonisë.
Dimovski po ashtu tha se kanë marrë premtim nga menaxhmenti i HRMV Transport SHA Shkup se pjesa e parë e pagës do të paguhet nesër. Ai njoftoi se qarkullimi hekurudhor do të normalizohet dhe se treni i parë i udhëtarëve që do të nisë është ai i linjës Shkup – Gjevgjeli në ora 16:55.
Menaxhmenti i HRMV Transport dje ka vlerësuar se ndërprerja e punës është e kundërligjshme, gjegjësisht se nuk është organizuar në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe Kontratën Kolektive, dhe se nuk është shkaktuar për shkak të momentit social apo kushteve tjera me kryerjen të detyrave të punës, por për përfitime personale të makinistëve.