“Normal çka ka menduar kjo me njeri të martume me dy femije”, Leonora Jakupi i reagon ashpër komentuesit (FOTO)

Leonora Jakupi ka treguar si qëndron raporti me të dashurin e saj pas thasheshemeve të fundit.
Dje kudo në mediat rozë këngëtarja kosovare është përfolur se është ndarë nga i dashuri dhe ka festuar ditëlindjen e vetme.

Artistja e shumë hiteve shqiptare e ka mohuar lajmin duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë.
Në një nga portalet kosovare ka marrë vëmendje komenti i Leonorës, e cila i ka replikuar një gruaje.