Nora Gjakova mp*osht serben, fiton medaljen e parë botërore

Nora Gjakova ka arritur njërin prej sukseseve më të mëdha të martën. Ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos. Në Botërorin 2021 që po mbahet në Budapest, Nora garoi në kategorinë deri 57 kilogramë dhe ka pasur një ditë të madhe.

Për të është medalja e parë në Kampionate Botërore. Për medalje të bronztë, xhudistja 28-vjeçare e mp*oshti serben Marica Perishiq. Ndaj Perishiqit ishte fitorja e katërt prej po aq përballjeve. Nora e nisi ditën me fitoren ndaj polakes Julia Kowalczyk, ndërsa më pas mposhti holandezen Sanne Verhagen dhe rusen Anastasiia Konkina. Një moment pakujdesie i kushtoi në gjysmëfinale ndaj kanadezes Jessica Klimkait, e dyta në ranglistën botërore. Por Nora nuk u dëshpërua dhe u kthye me sukses në luftë për medalje të bronztë. E mposhti serben Perishiq me “Waza-ari”. Nora ka dominuar plotësisht lu*ftën. Nora ka kohë që paraqitet në nivelin më të lartë botëror. Është e katërta në ranglistën botërore. Ka një titull evropian, një medalje të argjendtë e katër të bronzta. Tani ka edhe medalje të bronztë botërore, ndërsa synimi i ardhshëm është medalja olimpike.

https://www.facebook.com/TvShenjaOfficial/videos/385061676229338