E Arta Olimpike e Kosovës në xhudo, Nora Gjakova, ka thënë se ky është një sukses i jashtëzakonshëm sidomos për ekipin e tyre pasi që kanë kaluar të gjitha pritshmërit.
Në fjalën e saj, Gjakova ka falënderuar trajnerin e tyre, Driton Kukën, për mundin pasi që sipas saj, fal Kukës ajo po e shijon medaljen e Artë Olimpike.
“Faleminderit edhe klubit të xhudos “Ipon”, faleminderit edhe popullit të Kosovës dhe kjo medalje është për të gjithë popullin e Kosovës”, është shprehur Gjakova.