Noizy lirohet nga paraburgimi pasi pagoi gjobën prej 2000euro


Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.

Burime të KOHËS brenda Policisë, bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë.

Noizy, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Reperi zgjodhi opsionin e fundit.Noizy u arrestua të mërkurën mbrëma në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Nuk dihet për cilin rast bëhet fjalë.