“Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos”, qytetari: Ai punonte kuzhinier te lokali i tij por s’i dhanë rrogën


Mëngjesin e sotëm, policia e Durrësit arrestoi 26-vjeçarin Eraldo Musteqja pasi e akuzon për 3 zjarrvënie, dy prej tyre në lokalin e reperit Noizy.

Ky i fundit që është kushëri me 26-vjeçarin, në disa reagime në rrjetet sociale tha se Eraldo është besimtar ekstremist dhe i sëmurë.

Por një kushëri i 26-vjeçarit ka një tjetër version. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se deklaratat e Noizy-t janë dezinformuese pasi ngjarja ka ndodhur për motive të tjera.

Ai thotë se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.

Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

Mesazhi i qytetarit:

Joq pershendetje Une jam kusheriri Eraldo Musteqes qe u arrestua sot te Zins, Dua te them qe ajo qe postoi noizy eshte komplet dizinformim. Atehere versioni i vertete eshte kshu.. Eraldo Kusheriri im, punonte te lokali tyre si guzhinjer qe bente sushi, ai disa muaj rrjesht pati probleme me babin e noizyt i cili eshte dhe ai qe merret me menaxhimin e lokalit, dhe eraldos nuk i kan dhene 4 muaj rrjesht rrogen.. si te mos mjaftonte kjo Eraldo merr vesh qe Noizy kishte shkuar edhe me te fejuaren e Eraldos te cilin e konsiderot shok te ngusht.. Nga mllefi eraldo beri kto veprime. Ky eshte versioni vertet joq