Njihuni me Andi Lekajn dhe koleksionin e tij (FOTO)

Të gjithë duhet të njiheni me Andi Lekajn!Ky emër mbase i ri për ju, premton shumë pasi ai për diplomimin e tij në shkollë të dizajnit, ka lansuar koleksionin e tij të parë.

Koleksioni ka konceptin e viteve të 80-ta dhe Surrealizmin të sjellë në formë moderne. Muza e koleksionit është ikona e modës dhe muzikës Armend Rexhepagiqi.Stili dhe vizioni i brendit And Studios është më shumë i bazuar në everyday-wear për ata që nuk hezitojnë të  duken më ekstravagant dhe të guximshëm me ngjyrat, prerjet, materialet me shumë dizajne etj.

Në koleksionin e tij të parë ka marrë pjesë ndër të tjerë edhe moderatori i njohur shqiptar, Alaudin Hamiti.
Fotografitë e tij u realizua nga Besfort Syla.