Në Indi një lope i vendosin emrin ‘Kim Kardashian’!

Kim Kardashian ka qenë mjaft e zëshme kohët e fundit në lidhje me vazhdimin e një diete kryesisht me bazë bimore.
Në fushat e Indisë, ekziston tashmë një lopë shumë e famshme e cila është emërtuar Kim Kardashian.
Ajo u shpëtua në Ditën e Nënës, nga një organizatë amerikane për të drejtat e kafshëve e njohur si PETA.
Kjo organizatë tha se e emëruan si Kim Kardashian, në mënyrë falënderimi për shfaqje të dhembshurisë ndaj nënave të të gjitha specieve.

Kim Kardashian ka qenë mjaft e zëshme kohët e fundit në lidhje me vazhdimin e një diete kryesisht me bazë bimore.
E pyetur mbi dietat që modelja mbanë, ajo deklaroi që konsumon ushqime me bazë bimore duke iu ikur të gjitha mishrave, shkruan TMZ.

PETA thotë se mbështeste një vend të shenjtë në Indi që në fund të fundit fitoi kujdestarinë e lopës, e cila besohej se ishte shfrytëzuar për qumështore pasi ish-pronari u kap duke abu*zuar me lopën në rrugë.
Lopa e shpëtuar tani jeton në shtëpinë e saj të re, ku ajo, me sa duket, po shmang me sukses paparacët të cilët duken se janë shumë të interesuar.