“NLB”, “Banka Komerciale” dhe “Stopanska Banka”, me fitim prej 83,8 milionë eurove për 6 muaj

Banka Komerciale, Stopanska Banka dhe banka NLB në 6 muajt e parë të këtij viti, së bashku kanë realizuar fitim prej 83,8 milionë eurove, përcjell TV21. Sipas pari.mk, shuma është më e lartë për 13,7 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa për 32,1 milionë euro më e lartë se në vitin 2021.

Në vitin 2022 fitimi i tyre i përbashkët në 6 mujorin e parë ishte 70.1 milionë euro, ndërsa në vitin 2021, 51,7 milionë euro.

Në 6 mujorin e parë të këtij viti, fitim më të madh ka realizuar Banka Komerciale, me 33 milionë euro.

Stopanska Banka realizuar fitim para tatimi prej 27,2 milionë eurove. Në fakt, kjo bankë do të ishte renditur e para me 38 milionë euro të regjistruara si fitim, por ka vendosur rezervë speciale për ekspozimin jashtë bilancit prej 10.7 milionë eurove.

Banka NLB renditet e treta sa i përket fitimit me 23,6 milionë euro./tv21.tv