Njofton Prokuroria: 83 persona të dënuar të cilët ndodhen në liri, janë të armatosur për të penguar procesin zgjedhor


Në komunikatën për media, të Prokurorisë Themelore Publike janë paraqitur parregullsi gjatë procesit të sotëm zgjedhor.
Një nga rastet e paraqitura është se sot në orën 9:04 paradite, Shtabi Operacional ka marrë një njoftim nga Ambasada Amerikane, duke informuar se një person nga një parti politike, një ditë më parë, u është drejtuar duke thënë se 83 persona të cilët janë dënuar në mënyrë të përsëritur për vepra penale e të cilët ndodhen në liri, kanë marrë ar*më zj*arri për të penguar procesin zgjedhor.

Më tej në komunikatë thuhet edhe se një person tjetër – një autor i njohur i veprave penale posedon ar*më dhe se ditën e zgjedhjeve ai do të kryejë vepra penale me të cilat do të rre*zikojnë jetën e qytetarëve – anëtarë të një partie politike.
Të gjitha rastet po verifikohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.