Njoftim për qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale

Drejtoria e të ardhura publike (DAP) njofton se më 31 mars të vitit 2020 u rrumbullakësua tremujori i tretë i МојДДВ.
Për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2020 qytetarëve që ua kanë skanuar llogaritë fiskale do të ju paguhen gjithsej gjithsej 343 803 953 denarë, ose 5 590 000 euro.

Gjatë kësaj periudhe janë skanuar gjithsej 49 946 278 llogari fiskale, është realizuar qarkullim në vlerë prej 21 957 355 689 denarëve, me gjithsej 2 292 026 352 denarë TVSH.

Në krahasim me dy tremujorët e parë është shënuar rritje edhe tek numri i shfrytëzuesve të aplikacionit edhe te numri i llogarive të skanuara, e me këtë është rritur për 15 për qind edhe kthimi i TVSH-së tek qytetarët.

Pagesa për muajt janar, shkurt dhe mars do të fillojë në maj të vitit 2020.