Njoftim i rëndësishëm për kosovarët në Austri që duan të vizitojnë Kosovën

Në prag të festave të fundvitit Austria ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Masat e reja kanë hyrë në fuqi ditën e sotme.
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka treguar se ata që do të vizitojnë Kosovën pas rikthimit duhet të karantinohen për 10 ditë ose të kryejnë testin.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Austri:
Njoftim lidhur me masat e reja anti-Covid 19
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë informon se në bazë të rregullores aktuale të Qeverisë Austriake të lëshuar me dt. 15.12.2020, që nga data 19.12.2020 do të hynë në fuqi këto masa të reja për hyrje në Austri:

Të gjithë udhëtarët që hynë në Republikën e Austrisë nga vendet me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19 përfshirë edhe Kosovën dhe vendet e Ballkanit, duhet t’i nënshtrohen karantinimit 10 ditorë në shtëpi. Karantinimi mund të ndërprehet vetëm pas 5 ditëve me kusht që të bëhet një test për Covid-19 dhe i njejti të jetë negativ.
Të gjithë qytetarët që hynë në Austri duhet ta plotësojnë formularin me të dhënat personale dhe adresën e banimit në Austri. Formularët zakonisht merren në aeroplan apo pikat kufitare.

Përveq testit PCR- njihet edhe testi i ashtuquajtur Antigen.
Përjashtime për hyrje në Austri ka vetëm për raste emergjente, humanitare mjeksore, diplomatët si dhe kalimi transit pa mundësi qëndrimi/ndaljeje në territorin e Austrisë. Vizitat turistike nuk lejohen.
Nga data 26.12.2020 Austria fillon fazen e tretë të mbylljes totale /lockdoën deri me datën 18.01.2021. Pas datës 18.01.2021 parashihet të hapet gastronomia, dyqanet dhe shkollat.
Kjo rregullore qëndron në fuqi deri në një vendim tjetër.
Për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës vlen vendimi i Qeverisë së Kosovës i lëshuar me 11.11.2020 si vijon:

Në rast të mosparaqitjes së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë.
Me respekt
Ambasada e Kosovës në Vjenë