Njoftim i rëndësishëm nga shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës

Shtabi i emergjencave i Komunës së Tetovës për parandalimin dhe ballafaqimin me Korona virusin Kovid 19, në pajtim me masat dhe rekomandimet e dhëna të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Verioriut për qarkullim të kufizuar, i miratoi këto përfundime:

Ky njoftim ju drejtohet të gjitha marketeve dhe operatorëve ekonimik në territorin e Komuës së Tetovës që janë të interesuar të bëjnë dorëzimin e gjësendeve të nevojshme për nevoja urgjente e të paanulueshme gjatë kohës së orës policore gjatë vikendit, detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë tek Shtabi i Emergjncës i Komunës së Tetovës në këtë adresë elektronike infotetova.gov.mk ose të dorëzojnë kërkesë në arkivin e Komunës së Tetovës – (e enjtë) nga ora08:00 deri në ora 14:00.

Do të lejohet qarkullimi maksimum i 10 personave të punësuar të paraqitur përfshirë edhe shpërndarësit nga marketi, të cilët duhet të kenë pajisje përkatëse mbrojtëse.

Operatorët ekonomik të regjistruar për kryerjen e dorëzimit të ushqimit përmes dërgesave on-line, në mënyrë të papenguar ta kryejnë punën e tyre gjatë ditëve e shtunë dhe e dielë dhe për të njejtën të njoftojnë Shtabin Emergjentë të Komunës së Tetovës ne mailin infotetova.gov.mk

I drejtohet njoftim të gjitha Barnatoreve në territorin e Komunës që do të punojnë gjatë kohës së orës policore gjatë uikendit, detyrimisht t’i dorëzojnë të dhënat e nevojshme në adresën elektronike infotetova.gov.mk më së voni deri nesër (E ENJTE) në ora 14:00 . Kjo nevojitet për koordinimin në kohë me ekipet mobile të Komunës së Tetovës, Kryqin e kuq të Tetovës dhe SPB Tetovë.

Apelojmë deri tek filialet dhe ekspoziturat e të gjitha bankave që punojnë në territorin e Komunës së Tetovës të sigurojnë masa për rend për klientët që presin para sporteleve dhe para hyrjeve të bankave si dhe për bankomate të instaluar para objekteve të bankave.

Gjithashtu shtabi i Emrgjencave vendosi të kërkojë nga Banka Populloreqë të ndërmer masa konkrete ndaj bankave në Tetovë që ta përshtatin orarin e punës në këtë gjendje të jashtzkonshme dhe të gjejnë modusin e pagesës së pensioneve nëpërmjet postës, në mënyrë që të moshuarit të mos tubohen dhe grupohen para bankomateve dhe para hyrjeve të bankave. Ju rekomandojmë marketeve që të bëjnë dezinfektimin e detyrueshëm objekteve gjatë orëve të mëngjesit, para fillimit të orarit të punës.

Kërkesën për leje pune gjatë orës policore marketet e interesuara mund ta shkarkojnë në lidhësen e mëposhtme: