Është vetëm 18 vjeç e brenda një kohe shumë të shkurt është bërë një nga emrat më të kërkuar të futbollit në Zvicër. Bëhet fjalë për Ensar Ismailin, i lindur më 17 shkurt të vitit 2000 nga fshati Reçicë e vogël e Tetovës por që jeton në Zvicër. Që nga mosha 7 vjeçare ai luan futboll ndërsa atje ka luajtur për ekipin e Fc. Will ndërkohë që ka tre vite që luan për U21 Fc St, Gallen. Me një fizik të mrekullueshëm, i lartë 1.84 dhe peshë prej 68 kilogram, Ensari pritet të jetë një nga yjet e botës së futbollit jo vetëm në shtetin helvetik por edhe më gjerë.