Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka vizituar Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” në Tetovë ku së bashku me UD e NPK_së Lulim SHaqirin kanë diskutuar për problemet e kësaj ndërmarrje.
“Vizitën time të parë si Kryetar i Komunës së Tetovës e zhvillova tek Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë. U interesova nga afër për problemet e ndërmarrjes. Me u.d. Lulzim Shaqiri, diskutuam rreth problemeve në të cilat gjendet ndërmarrja, mënyrën sesi të dalim nga kjo situatë për të ju siguruar qytetarëve një qytet të pastër pa mbeturina dhe me ujë të pijshëm.
Udhëheqësia e re e NPK-së do ju ofroj shërbime cilësore qytetarëve duke qenë në shërbim të tyre. Poashtu kemi përgatitur aksion një ditor, me 27 nëntor, unë së bashku me administratën e komunës, shkollat, ju bëj ftesë edhe bizneseve private, shoqatave ekologjike, sektorit civil dhe çdo qytetari të Tetovës” ka shkruar Kasami.
Ndryshe Kasami gjithashtu ka emëruar edhe udhëheqësit e sektorëve në Komunën e Tetovës ku siç përflitet disa janë të afrët me Teuta Arifin ku menjëherë kanë nisur pakënaqësitë.