Njihuni me superveturat e braktisura në Dubai, në një nga “varrezat” më të mëdha në botë (VIDEO)

Blogerja me famë globale Supercar Blondie vizitoi një nga “varrezat” më të mëdha të makinave në botë.

Mijëra vetura të zakonshme, por edhe shtrenjta, disa prej të cilave mbijetuan nga një aksident traumatik, janë vendosur në atë “vend ekzekutimi”, në mënyrë që riparimi i tyre të mos jetë më një mundësi.

Të paktën jo për pronarët e mëparshëm që morën vendimin për t’i lënë ato dhe jo për t’i “rigjallëruar”.

Çfarë është ngushëlluese është fakti se herët a vonë, shumica e tyre do të shiten në ankand.

Përveç një Rolls-Royce, aty ju gjithashtu mund të shihni të tjera shtrenjta të dëmtuara si: Bentley Bentayga, Porsche Cayenne dhe Tesla Model X, makina sportive: Jaguar F-Type, Mercedes-AMG G63 dhe AMG GT, si dhe supervetura të tillë si Lamborghini Huracan dhe Ferrari 612 Scaglietti.