Njihuni me Petritin, shokun më të ri të Big Mamës

By: Vedat Abdi

Ajo njihet si ndër femrat më energjike dhe më zbavitëse në estradë. Fjala është për artisten nga Tetova Big Mama, por që përveç çdo angazhimi këngëtarja gjen kohë edhe për takime me shoqëri.

Shumë kohë më parë ajo na njoftoi me Andin, djalin me sindromën Down, i cili cilësohet edhe si djali simpatik dhe më frymëzues në Tetovë.
Por si duket Bigi paska gjetur edhe një shok tjetër.
Ajo na njoftoi sonte vetë përmes Instagramit të saj me Petritin, gjithashtu një djalosh me sindromën Down.

Në një fotografi ku shfaqen të dy shumë bukur dhe shumë ëmbël. “Shoku im i ri Petriti”, shkroi këngëtarja në mbishkrim të fotografisë. /Pa Censurë/