Hidra, është ishulli grek i konsideruar edhe si ishulli i qetësisë, për mënyrën e veçantë të transportit që ofron. Në këtë ishull mjetet me motor janë të ndaluara dhe qarkullimi i njerëzve bëhet me kuaj.
Vendasit i kanë rezistuar zhurmës së borive, duke përqafuar tingullin ritmik të thundrave të kuajve.
Ndalimi i mjeteve të motorizuara (përveç kamionëve të zjarrit dhe mbeturinave dhe ambulancave) parashikohet në legjislacionin vendas.
Dhe ashtu si ishujt e tjerë në detin Egje, Hidra ka rrugë të bardha, ajër të mbushur me jasemin dhe pamje befasuese të ujërave blu vezulluese përreth tij.
Popullsia e ishullit grek prej rreth 2500 banorësh qarkullon duke përdorur mushka, gomarë dhe kuaj të vegjël.
Duke zbritur nga trageti dhe në Portin e Hidrës, në zemër të ishullit, vizitorët takohen me kuaj të vegjël që ecin me hijeshi nëpër rrugët me kalldrëm dhe duke u dhënë atyre një shije të ritmit të pangutur të ishullit.