Gjatë verës e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga vapa është plazhi, por deti mbart rreziqe që mund të sjellin pasoja fatale.
Sulejman Rama, profesionisti i cili shpëton jetë njerëzish, sa në ajër, det e tokë jep disa këshilla shumë të rëndësishme për plazhistët :
1-Kur vala përplaset në plazh shkakton rryma. Madhësia e tyre ndryshon. Rrymat lëvizin gjer në 1 meter, por ato mund të arrijnë gjer në 3 metra në sekond, e cila është aq e shpejtë saqë nuk mund ta kalojë as një notar profesionist.
2-Rrymat ndodhin edhe në Liqene.
Shpesh uji në një rrymë mund të duket i qetë dhe njerëzit nuk ngurojnë dhe vazhdojnë dhe notojnë në thellësi dhe nuk mund të përballojnë kthimin në breg.
3-Rrymat ujore janë rreziku kryesor për “banorët e plazhit” të cilat sjellin 100% të rasteve të mbytjeve.
Vini re kur një person përfundon në një rrymë të fuqishme Paniku mund ta nxise atë të bëjë përpjekje të gabuar duke notuar kundër saje për të dalë në breg.
Mënyra më e mirë për të dalë është ta merrni si diçka rutinë, në çdo drejtim, por përpara.
Nëse e gjeni veten në mes të rrymes filloni duke orjentuar veten dhe rrini të qetë në ujë, pastaj notoni paralelisht me bregun deri sa të dilni jashtë tij.
Shihni vendin ku një valë thyhet dhe kjo tregon se ajo po rrjedh në drejtim të plazhit. Nëse nuk mund të përparosh vazhdo të shkosh në ujë dhe përpiqu të tërheqësh vëmendjen duke tundur krahët.