Njihuni me dy djemtë që iu bashkuan mbrëmë “Për’puthen”

Dy djem të rinj janë futur në puntatën e sotme në “PërPuthen”. Blerim Dauti, 31-vjeç, nga Maqedonia e Veriut, iu bashkua sot programit.
Ai tha se u fut në “PërPuthen” sepse kërkon të gjejë njeriun e jetës, ndërsa nga vajzat, veçoi më shumë Jasminën dhe Anën.

“Dua të njoh fatin e jetës. Mua më pëlqejnë femrat e hapura, inteligjente dhe padyshim edhe pamja fizike”, tha ai. Gjatë batutave, u shpreh “Para buke më pëlqen Jasmina, pas buke Ana.”
Djali tjetër quhet Aleksander Mehmeti, i cili tregoi se ka jetuar më parë në Itali, por tani është rikthyer dhe punon si stomatolog.

Ai u shpreh se në program është futur për të gjitha vajzat, por pak më shumë tha se i pëlqen Jasmina sepse “e ka shikimin si tigër”.
“Kam jetuar në Itali, tani jam rikthyer dhe punoj si stomatolog. Kam ardhur për vajzat, për të gjitha. Më shumë nga vajzat më pëlqen Jasmina, më pëlqen shikimi,e ka si tigër”, u shpreh ai.