Njihuni me Drakullën e Mitrovicës “Jam jashtokësorë, nuk kam frikë nga askush”

Ali Begolli nga Mitrovica, i njohur ndryshe si Ali Drakulla ka treguar se nuk ka frikë nga asgjë dhe për çmendurirat që ka bërë.

“Jam një person jashtëtoksor, nuk kam frikë prej askujt, as nga rruga, as nga sfidat as nga përjetimet e të kaluarës, as përjetimet e ardhme, frikën ia kam vetëm Allahut, askujt tyjetër”, tha Ali Begolli.

Drakulla ka treguar se çmenduria e tij më e madhe ka qenë kur ka lyer tërë trupin me benzinë dhe është gjuajtur në lumin Sitnica.

“Kam lyer tërë trupin me benzinë dhe kam kërcyer në ujë. Flakë nga këmbët deri tek koka dhe ashtu kam kërcyer në ujë”, tha ai.

50 vjeçari ka treguar se në moshën 16 vjeçare ka marrë rrugën për mërgim dhe se e kishte shprehi të vidhte.

“Gjdo ditë kam menuar se sit ë kthehem në Kosovës, çka lypa që erdha, u pendova. Nuk ka punë që skam punu, por në moshën 16-17 vjeçare kam qenë një hajdut i vogël”, ka thënë ai.

Ëndrra e mitrovicasit është të përjetojë bashkimin kombëtar dhe se nuk do të ndërronte asgjë me vendin e tij.

“Kur u deklarua Kosova shtet i pavarur, mu mu ka dok se krejt bota është e imja”, tha ai.