Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka kohë që përmend të dashuren e tij, por që të njëjtën nuk e ka prezantuar asnjëherë publikisht.
Ai nuk ka dashur deri më tani që të bëhet publik identiteti i vajzës që i mori zemrën.
Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, Blero e përmendi disa herë të dashurën, duke e përshkruar atë si ‘gruan perfekte’.
Tani që e shohim dhe ne, Blero nuk paska pasur faj.
Blero është parë me “Bebin”, ashtu siç e quan ai, në “after-party” të Big-ut.
Dyshja u shoqëruan nga DJ Miss Rose dhe Alba, dhe kaluan mbrëmje të bukur.
“Bebi” i Bleros shkëlqeu në fustan me gurë, i cili theksonte linjat e saj trupore.