Njihuni me Arkin Jahiji, kandidat i BDI-së për komunën e Bërvenicës


Ka lindur në vitin 1981 nw Tetovë. Ka mbaruar studimet në fakultetin juridik në Universitetin e Europës Juglindore gjenerata e vitit 2005 ndërsa studimet master në lëminë e Administratës publike krahasimore të Bashkimit Europian i ka mbaruar poashtu në të njejtin universitet në vitin 2015.

Përvoja e tij e punës është mjaft e larmishme pasiqë punon në Ministrinë e Drejtësisë si Këshilltar shtetëror aktualish, e më parë ka punuar edhe si udhëheqës i njësisë për parashtresa dhe ankesa. Ka qenë anëtar i Këshillit drejtues të Gazetës zyrtare, ndërsa më herët edhe si këshilltar në ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive si dhe në ministrinë e Punës dhe politikës sociale.

Jahiji ka qenë pjesëmarës në shumë konferenca e seminare të ndryshme sa i përket anës profesionale të karierës së tij, ndërsa në vazhdim ju sjellim vetëm disa nga seminaret në të cilat ai ka marrë pjesë. Seminar mbi Temën “Aspektet juridike penale të korrupsionit/Praktika krahasimtare e Kroacisë dhe Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut” – Akademi për gjykatës dhe prokuror “Pavel Shatev”, 2016, Seminar për harmonizimin juridik me legjislacionin e BE-së në fazën para-anëtarësimit, Danilovgrad – Mal të Zi, 2016, Konferencë “Lufta kundër tregtisë me drogë“ – Tiranë, Shqipëri, 2017, Konferenca e katërt ndërkombëtare: “Menaxhimi me rreziqet juridike: trendët juridike“, Shkup, 2016, Konferencë për identifikimin e pasurisë së fituar me vepër penale: Udhëzues për zbulimin e pasurisë së fituar me vepër penale në vend dhe në vendet e huaja, UNODC. Budva-Mali zi, 2016.

Arkin Jahiji është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka dhënë edhe provimet për jursprudencë dhe të noterisë kurse për Zgjedhjet lokale të cilat do mbahen më 17 Tetor, ai garon për kryetar të komunës së Bërvenicës nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.