Njëvjeçari vdes pasi gëlltiti baterinë

Një djalë ka vdekur pasi gëlltiti një bateri, duke e lënë atë me dëmtime të mëdha të organeve.

Hughie McMahon, njëvjeçar, hëngri baterinë që mendohet se ishte e futur në një pelush që këndonte, e cila krijoi më pas një vrimë në zemrën e tij.

Prindërit zemërthyer Christine McDonald, 32 vjeç, dhe Hugh McMahon, 29 vjeç, thonë se e mbajtën në krahë ndërsa ai ndërroi jetë. Ata thanë se më vonë gjetën një bateri që i mungonte pelushit të tij, shkruan Mirror
Prindërit e vogëlushit Hughie thonë se ai hëngri baterinë e cila i ngeci në fyt dhe ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Ëishaë më 24 dhjetor nga shtëpia e tyre në Motherwell. Vogëlushit iu vu oksigjen para se të transportohej në një njësi të specializuar në Spitalin Universitar Queen Elizabeth të Glasgow.

Aty u zbulua se gjaku i tij u bë “acid” dhe nuk do të mpiksej dhe u zbulua gjithashtu se një vrimë ishte djegur në zemrën e tij, që do të thotë se nuk do të shërohej kurrë.

Christine dhe Hugh morën vendimin shkatërrues për të fikur makineritë pasi u pa se ishte e vetmja gjë që e mbante atë gjallë.

Christine tha për The Scottish Sun: “Është një ferr i gjallë. Ndjeva se djali im po largohej. Nuk ka fjalë në këtë planet për të përshkruar dhimbjen”.