Njësiti “Tigrat” rrethojnë fshatin Gërçec, arrestohet narkobosi

Sot (29.08.2023) rreth orës 11:40, zyrtarë policorë nga ekipi operativ nga Gjorce Petrov në SPB Shkup në bashkëpunim me njësitin special “Tigrat”, pas informatave të marra paraprake operative, në afërsi të shkollës në fshatin Gërçec, Shkup, e ka privuar nga liria Iljaz Muaremin (45) nga fshati Gërçec, i kerkuar me fletarrest nderkombetar per QKK, dhe ne lidhje me nenin 215 te KP te RMV me caktimin e masës së paraburgimit për 30 dite.

Muaremi, i cili udhëtonte me motor me katër rrota, ka tentuar të arratiset dhe nka goditur një automjet zyrtar të Ministrisë së Brendshme, por shumë shpejt është arrestuar nga efektivët e policisë.Në të njëjtën kohë, atij iu gjet edhe një armë sqarojnë nga MPB