Gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 10:00 deri në 21:45 në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit – Shkup në numrin 193, janë pranuar 29 raporte për zj*arre në territorin e qytetit të Shkupit.
“22 prej tyre kanë qenë zj*arre me intervenime dhe shuarje të tyre në kohë, përfshirë fabrikën OHIS ku u përdorën disa automjete dhe zj*arrfikës. Shtatë denoncime për zj*arr ishin të rre*me. Ndër të tjera, ne ende kemi ekipe nga NjTKZ – Shkup në Pehçevë dhe Berovë”, thonë nga NjTKZ – Shkup.
Ndryshe, për shkak të rritjes së numrit të zj*arreve, Qeveria dje shpalli gjendje kr*ize në të gjithë vendin për 30 ditë. Nga e marta, gjithashtu u vendos ndalim total i lëvizjes në zonat pyjore në të gjithë vendin.